Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka mbledhur strukturat e PS të Tiranës. Gjatë këtij takimi i cili ishte me dyer të mbyllura është bërë ndarja e zonave sipas njësive.

Kushdo nga ministrat, drejtuesit politik dhe deputetët që janë rezidentë në Tiranë dhe që nuk kanë zgjedhje në qarkun që kanë mbuluar më herët, janë vendosur në Tiranë për zgjedhjet.

Toni Gogu do të mbulojë zonën e Ndroqit, Fatmir Xhafaj njësinë 10. Blendi Klosi dhe Eduard Shalsi rikthehen në Tiranë vetëm për fushatën për zgjedhjet e 9 nëntorit. Ulsi Manja po ashtu në Tiranë.

Ish-deputeti i PS, Xhemal Qefalia do të jetë i angazhuar në zonën e Dajtit, zonë të cilën e ka pasur më herët.

Rama ka shpallur Ogerta Manastirliun kandidate për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e parakohshme të 9 nëntorit. Manastriliu më parë ka qenë drejtuese politike e Tiranës si dhe ish-Ministre e Arsimit dhe Shëndetësisë.