Në përgjigje të pyetjes së deputetes Jorida Tabaku, kreu i SPAK, Altin Dumani, tha se deklaratat në distancë të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili pretendon se po zbulon afera të ndryshme, vlerësohen rast pas rasti.

“Deklarimet publike vlerësohen rast pas rasti, për një person që sot është në kërkim ndërkombëtar”,- tha Dumani.

Kreu i SPAK, theksoi gatishmërinë e SPAK për bashkëpunim me Ahmetajn, me statusin e të penduarit drejtësisë, për zbërthimin e aferave që ai pretendon.