Kreu i SPAK, Altin Dumani, tha nga foltorja e Kuvendit se dosja e aferës “Partizani”, që si të dyshuar kryesor ka Sali Berishën, është ndërtuar me hetime serioze dhe prova të qenësishme, dhe se këtë e vërteton fakti se çështja është pranuar nga GJKKO për t’u gjykuar.

“Ka kaluar edhe fazën e shqyrtimit të seancës paraprake. Gjyqtari i seancës paraprake ka verifikuar edhe akuzat dhe provat e grumbulluara nga SPAK dhe ka vendosur që çështjen ta çojë në gjykim në GJKKO. Gjithë këto pyetje dhe pretendime që ngre zoti Shtazimi i përkasin seancave gjyqësore që po zhvillohen në GJKKO”,- tha Dumani.

Se përse Berishës nuk i hiqet masa e sigurisë detyrim paraqitje, Dumani tha se një vendim i tillë merret vetëm nga GJKKO.

“Kjo masë sigurimi është caktuar me vendim gjykate dhe është gjykata që vendos shuarjen e masës së sigurimit”,- tha Dumani.