Agim Ismaili, ish-drejtor i përgjithshëm i burgjeve, paraqitet në SPAK

Agim Ismaili, ish-drejtor i përgjithshëm i burgjeve, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Më herët, ai është pyetur si person në dijeni lidhur me të paktën dy dosje hetimore që janë në proces.