Një plagosje me thikë ështe regjistruar paraditen e sotme tek gjimnazi “Ibrahim Rugova” në Kamëz. Të përfshirë në këtë ngjarje janë të adoleshentë të kësaj shkolle.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa ende nuk dihen shkaqet. Raportohet se në spitalin e Traumës janë duke u ekzaminuar dy të rinj.