Nga data 1 nëntor, udhëtimi me transportin urban në linjën Kamëz–Tiranë do tu kushtojë më shtrenjtë qytetarëve. Kështu, çmimi i biletës do të rritet nga 40 në 50 lekë, ndërsa abonetë mujore do të shkojnë nga 12 mijë në 14 mijë lekë.
Operatori i linjës i është drejtuar Bashkisë Kamëz me një kërkesë zyrtare për rritjen e tarifave, duke argumentuar vendimin me shtimin e kostove të karburantit dhe shpenzimeve operative. Kërkesa është shoqëruar me analizë ekonomike dhe raport financiar që justifikon ndryshimin e çmimit. Pas shqyrtimit nga Drejtoria e Transportit dhe komisionet përkatëse të Këshillit Bashkiak, propozimi është miratuar me votim.
Megjithatë, asnjë institucion nuk ka njoftuar qytetarët, të cilët janë gjetur të papërgatitur.
 
			
