Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka kryer lëvizjen e radhës. Lamallari ka emëruar Indrit Dodën, drejtor të ri të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në burgje.

Mësohet se ministri i drejtësisë ka emëruar në këtë detyre oficerin e karrierës në policinë e shtetit. Doda ka mbajtur me herët postin e koordinatorit në drejtorinë e antiterrorit. Me heret ai është dekoruar edhe me medaljen e trimërisë pas disa operacioneve të sukseshme në Siri për riatdhesimin e shtetasve të bllokuar në kampe.

Doda gjithashtu ka qene pjese e strukturave hetimore edhe në disa drejtori të tjera policore në vend. Sipas burimeve nga ministria e Drejtësisë në këtë detyrë ai do të zevendesoje Andi Dedën ndërsa lëvizja vjen në një kohe kur në IEVP e vendit janë konstatuar disa fenomene shqetësues lidhur me sistemin penitenciar. Doda njeh shume mirë gjuhen angleze, italiane e frenge dhe është diplomuar nga Akademia e FBI në Quantico, Virxhinia