Dragan Stojkoviç dha dorëheqjen si trajner i Serbisë pas humbjes turpëruese ndaj Shqipërisë. Sipas mediave serbe, Veljko Paunoviç do të jetë pasuesi i tij dhe pritet të drejtojë kombëtaren serbe.
Në një konferencë për media, Stojkoviç njoftoi se pas dështimit të fundit, ai vendosi të lërë postin e trajnerit. Sipas Federatës Serbe të futbollit, ekipin në Andorra do e drejtojë Zoran Mirkovic.
Veljko Paunoviç është trajneri që ka arritur suksesin më të madh në futbollin serb të shekullit të XXI, duke udhëhequr ekipin e të rinjve të Serbisë në vitin 2015 për të fituar medaljen e artë në Kampionatin Botëror.
Në karrierën e tij, Paunoviç ka drejtuar disa skuadra, duke përfshirë Çikago Fajer, Reding, Gvadalaharën, Tigres dhe Real Ovijedon. Ai e çoi ekipin spanjoll në La Liga, por është larguar nga posti pas humbjes ndaj Levantes.
Pritet që ai të sjellë një ndryshim dhe të ndihmojë Serbinë të rikthehet në rrugën e duhur.