Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sot me Serbinë, në një sfidë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, që do të zhvillohet në stadiumin “Duboçiça” të Leskovcit, me fillim në orën 20:45. Në fotot e para nga stadiumi, bie në sy se tribunat janë ende bosh, ndryshe nga atmosfera e zjarrtë që shoqëroi ndeshjen e zhvilluar më herët në “Air Albania”. Megjithatë, ngjyrat kuqezi dominojnë ambientin dhe në dekorin e stadiumit.