Fejesa e Princit Leka me Blerta Celibashin ishte kryefjalë e medieve rozë ditët e fundit.

Ceremonia u mbajt në një resort luksoz buzë detit, ndërsa çifti nuk ngurroi të ndante me ndjekësit e shumtë në rrjetet sociale pamje nga ky moment i veçantë dhe një hap i rëndësishëm në jetët e tyre.

Por vëmendje tërhoqi edhe unaza e fejesës që Princi vendosi në gishtin e Blertës, me një gur diamanti jo pak të kushtueshëm.

Madje, sipas gazetës së huaj “Hello Magazine”, unaza mund të ketë kushtuar plot 140 mijë euro.

Ata kanë kontaktuar një ekspert bizhuterish të çmuara me eksperiencë disa vjeçare për të arritur në këtë shifër.

Edhe pse nuk është unaza më e madhe e fejesës mbretërore, eksperti Nilesh Rakholia shpjegoi se është “e punuar bukur” dhe mbetet shumë e vlefshme, si financiarisht ashtu edhe sentimentalisht.

“Nëse guri qendror është rreth 2 deri në 3 karat me qartësi dhe ngjyrë të shkëlqyer, një unazë si kjo ka të ngjarë të vlerësohet midis 80,000 dhe 120,000 paund (rreth 100,000-150,000 dollarë)”, tha ai.