Në seancën e radhës për dosjen “Partizani”, Prokurori i SPAK, Arben Kraja, ka kundërshtuar të gjitha pretendimet e mbrojtjes kwtw tw hwnw në lidhje me procedurat dhe vlefshmërinë e akteve në proces.
“Sa i takon pretendimeve për gjyqtarët, është shprehur Gjykata Kushtetuese”, u shpreh Kraja gjatë fjalës së tij para trupës gjykuese.
Lidhur me akuzën për shpërdorim detyre ndaj të pandehurit Sali Berisha, ai tha:
“Për shpërdorimin e detyrës për të pandehurin Berisha, i kujtoj mbrojtjes institutin e parashkrimit”.
Ndërsa për momentin e regjistrimit të kallëzimit penal, Kraja theksoi:
“Regjistrimi i kallëzimit penal në të njëjtën ditë që është dorëzuar nuk përbën shkak për pavlefshmëri, kur ka elemente, prokurori e regjistron”.
Ai shtoi gjithashtu se:
“S’ka shkelje për ekzekutimin e masave të sigurimit”.
Sa i përket akteve të ekspertimit, për të cilat mbrojtja ka pretenduar se janë kryer nga ekspertë të paregjistruar, Kraja sqaroi:
“Nuk qëndron, pasi jo domosdoshmërisht duhet të jenë në regjistrin elektronik dhe privat, kemi ekspertët tanë të policisë dhe institucioneve të tjera”.
Në fund, ai u shpreh prerë:
“Asnjë nga pretendimet e ngritura nuk çon në pavlefshmëri”.