Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit të hënën e shkuar ka ngritur alarmin për sigurinë e gjykatave në vend. Një prej masave që pritet të shpejtë të merret lidhet me godinat e reja, sic deklaroi këtë të hënë ministri I Drejtësisë, Besfor Lamallari në Kuvend.
“ Është një punë që ka nisur, kemi kërkuar identifikimin e nevoja për godina, si KLGJ dhe prokuroria, është kërkuar të klasifikohen, nevojat me imediate ku duhen ndërhyrë, Durrës, Tiranë, Fier, por edhe Saranda kur flasim për prokurori. Afatet mbeten për tu komunikuar më vonë, në varësi të punë , si për dinzenjo, elementët e sigurisë, ambientet, sasia e zyrave, që përcaktohen nga prokuroritë dhe gjykatat”
Përafrimi I kuadrit ligjor shqiptar me atë të BE-së, do të këkrojë ndërhyrje jo vetëm në Kodin Penal por ndryshime priten edhe në Kodin Civil.
Ministri i Drejtësisë rapoprtoi për vitin 2024, ndërsa tha se janë sekuestruar dhe konfiskuar 65.5 milionë euro pasuri.
Por diskutimi mbi Kodin e Ri Penal vijoi në Komisionin e përbashkët të Ligjeve dhe Nismave Qytetare, kur pas Lamallarit raportoi kryeprokurori I Përgjithshëm, Olsi Cela.
“Kalojmë nga një Kod që ka diku rreth 400 nene, kemi kaluar në një draft me rreth 900 e ca nene. Po mirë ne me këto nene që kemi paskemi kaluar në një paligjshmëri të madhe në shoqërionë shqoptare kur shumë veprime që kanë qenë të padënuara, do t’i dënojmë këtej e tutje. Ka një problem në konceptimin e draftti. Edhe teknika e përdorur për dispozitat nuk është në lartësinë e duhur. Ka munguar përcaktimi i drejtë i metodologjisë se si do të ishte puna në përgatitjen e draftit. Pse duhet të nisnim punën për një draft për përcaktuar se cilat ishin nevojat”.
Sipas tij, Kodi i ri Penal është represiv. Zvarritja e dosjeve nëpër gjykata ishte një tjetër cështje problematike.
Krahasuar me 2023, gjatë vitit të shkuar, tha kryeprokurori Cela ëhstë rritur nurmi i të dnëuarve për korrpsion dhe ka pasur më shumë verifikime pasurore.