Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, vizitoi Dubain, në kuadër të “Future Hospitality Summit”, ku takoi Abdulla Bin Touq Al Marri, Ministër i Ekonomisë i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Gonxhja shprehet se “biseda me ministrin u fokusua në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e turizmit, kulturës dhe sportit, si edhe në shkëmbimin e përvojave për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe promovimin e inovacionit në sektorin e mikpritjes”.
Ai vuri në dukje se takimi “afirmon vullnetin e përbashkët për të zgjeruar partneritetin ekonomik e turistik mes dy vendeve dhe promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë”.
Postimi i plotë
Gjatë vizitës zyrtare në Dubai, në kuadër të Future Hospitality Summit, pata kënaqësinë të takoja Abdulla Bin Touq Al Marri, Ministër i Ekonomisë i Emirateve të Bashkuara Arabe, një figurë vizionare që ka luajtur një rol kyç në transformimin ekonomik dhe turistik të vendit të tij.
Biseda jonë u fokusua në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat e turizmit, kulturës dhe sportit, si edhe në shkëmbimin e përvojave që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe promovimin e inovacionit në sektorin e mikpritjes.
Një takim që afirmon vullnetin e përbashkët për të zgjeruar partneritetin ekonomik e turistik mes dy vendeve, duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi në dobi të zhvillimit të qëndrueshëm dhe promovimit ndërkombëtar të Shqipërisë.




















