Një telefonatë e tensionuar është zhvilluar të premten në mbrëmje mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, pas lajmit se Hamasi kishte pranuar me kushte planin amerikan për paqe në Lindjen e Mesme.

Sipas burimeve të cituara nga Axios, Trump e telefonoi Netanyahun për të ndarë atë që ai e konsideronte si një zhvillim pozitiv dhe një fitore të madhe diplomatike. Por pritja që mori nga kreu i qeverisë izraelite ishte larg asaj që kishte pritur.

“Netanyahu i tha Trump se nuk kishte asgjë për të festuar dhe se kjo nuk do të thoshte asgjë,” shkruan Axios. Reagimi i Trump, sipas të njëjtave burime, ishte i ashpër dhe i drejtpërdrejtë.

“Nuk e kuptoj pse je gjithmonë kaq negativ. Kjo është një fitore. Merre me vete”, është cituar të ketë thënë Trump gjatë bisedës.