Qytetarët dhe bizneset shqiptare tashmë mund të realizojnë transaksione në sistemin europian të pagesave me kosto disa herë më të lira. Kreu i Bankës Qendrore Gent Sejko tha se vetëm gjatë vitit të parë të anëtarësimit, ekonomia do të kursejnë rreth 20 milionë euro, si rezultat i uljes së komisioneve bankare. Sipas guvernatorit Integrimi në SEPA e bën tregun tonë financiar më të besueshëm.
Integrimi në SEPA përkthehet ndër të tjera edhe në një element të rëndësishëm për uljen e informalitetit në ekonomi. Ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato theksoi se futja e Shqipërisë në sistemin Europian të Pagesave është një hap drejt BE.
“Anëtarësimi në SEPA është një arritje në rrugën drejt BE pasi konfirmon integrimin ekonomik. Kjo do u sjell qytetarëve përfitime konkrete por edhe bizneseve. Ambicia është që Shqipëria të vijoj reformat për të përmbyllur negociatat seri ën vitin 2027.Be e mbështet Shqipërinë në këtë rrugë edhe me anë të financimeve”, tha ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato.
Edhe kryeministri Edi Rama vlerësoi nisjen e transaksioneve në sistemin europian të pagesave. Në një postim kreu i qeverisë thekson se ky është një lajm i mirë në rrugën drejt BE.