Nga Blendi Kajsiu

Kur mendojmë për holokaustin e para gjë që na vjen ndër mend janë kampet e përqëndrimit, dhomat e gazit dhe oxhakët që nxirrnin tymin e zi të furrave ku nazistët digjnin hebrenjtë. Ndaj shpesh holokastin e identifikojmë pikërisht me këto elementë.

Kështu shpesh harrojmë që tymi që nxirrnin oxhaqet e zeza të nazismit ishte produkti final i një procesi të gjatë të dehumanizimit, demonizimit dhe diskriminimit të hebrenjve brenda shoqërisë gjermane dhe asaj evropiane në përgjithësi.

Kampet naziste të përqendrimit, dhomat e gazit dhe vrasja e djegia masive e hebrenjve ishte fundi i një procesi që kish filluar kohë më parë me propagandën anti-semite, me reduktimin e hebrenjve në qyetarë të dorës së dytë, me natën e kristaltë (Kristallnacht) ku vandalët nazist dhunuan dyqanet dhe pronat e hebrenjve, dhe me getot ku nazistët mblodhën hebrenjtë për ti vdekur urie.

E njëjta gjë po ndodh sot me palestinezët në Gaza. Genocidi i popullsisë palestineze, vrasja në masë e grave, fëmijëve, të moshuarve dhe të rinjve është akti final i një procesi të gjatë diskriminimi, dehumanizmi dhe demonizimi të popullsisë palestineze. Në këtë proces paralelet me holokaustin e hebrenjve janë rrëngjethëse.

Që para fillimit të genocidit izraelit Gaza ishte kthyer në një geto ose kamp të madh përqendrimi e rrethuar nga ushtria izraelite, tejet e ngjashme me getot ku nazistët grumbullonin dhe vdisnin urie hebrenjtë.

Kjo ngjashmëri është akoma më tragjike sot kur Netnjahu dhe qeveria e tij e ektremit të djathtë ka vendosur ti vdesë urie palestinezët. Trupat e tharë të fëmijëve palestinez sot na kujtojnë kufomat e gjalla të hebrenjve dje në kampet e përqëndrimit nazist.

Ndërkohë dhuna, vjedhja dhe vanadalizmi që kolonët izraelit prej dekadash ushtrojnë ndaj palestinezëve dhe pronave të tyre janë të ngjashme me natën e kristaltë kur rrugecërit nazist vodhën dhe dhunuan pronat e hebrenjve në Berlin. Sot në Bregun Perëndimor kolonët izraelit sulmojnë, rrahin, dhunojnë dhe vrasin palestinezë të pafajëshëm të cilëve më pas u vjedhin pronat, ullishtet dhe tokat.

Është një fenomen që ndodh prej dekadash dhe që është produkt i propagandës dhe politikave raciste të qeverisë Izraelite që prej dekadash i ka reduktuar palestinezët dhe arabët në qytetarë të dorës së dytë e të tretë. Izraeli është sot një shoqëri ku apartedi mes izraelitëve dhe palestinezëve është më i thellë dhe më i egër se në Afrikën e Jugut dje.

Ideja se arabët dhe palestinezët janë kafshë, janë terrorist, janë njerëz primitiv, barabar dhe të pacivilizuar është ngjizur prek kohësh nga propaganda izraelite dhe u shpreh haptas nga vetë qeveria Netanjahu pas sulmeve terroriste të Hamasit më 7 tetor. Është kjo ide që justifikon shfarosjen në masë të palestinezëve të cilët qeveria e Netanjahut i konsideron si një mortajë që duhet eleminuar përfundimisht.

Dhe këtu vijmë tek ngjashmëria më themelore dhe tronditëse mes holokaustit të hebrenjve dhe holokaustit palestinez; idea e zgjidhjes finale. Është e rëndësishme të kujtojmë se Holokausti i hebrenjve përbënte për nazistët dhe Hitlerin zgjidhjen finale të “problemit hebre”. Pasi i reduktoi në qytetarë të dorës së dytë, pasi u hoqi të gjitha pronat, pasi i përqendroi në geto dhe në kampe përqëndrimi Hitleri vendosi që e vetmja zgjidhje finale ishte eleminimi fizik i hebrenjve, vrasje dhe djegia e tyre në masë.

Ajo që po zhvillon Netanjahu sot në Gaza është zgjidhja finale e problemit palestinez sipas idologjisë së ekstremit të djathtë izraelit. Pasi u morën tokat, shtëpitë dhe ullishtet, pasi i reduktuan në qytetarët të dorës së tretë, pasi i përqendruan në geto si Gaza, tashmë ideologët e fashizmit izraelit kanë vendosur ti eleminojnë fizikisht palestinezët.

Rrafshimi dhe bombardimi pa karar dhe pa kriter i Gazës, ndërprerja e furnizmit me ujë drita dhe ushqime, shkatërrimi i spitaleve dhe shkollave, vrasja e gazetarëve, mos-lejimi i asnjë gazetari apo media të pavarur në Gaza janë të gjitha indicie të qarta se qeveria e Netanjahut synon rrafshimin e Gazës bashkë me të gjithë banorët e saj palestinez.

Sot qeveria izraelite ka vendosur ti vrasë dhe ti vdesë urie palestinezët në mënyrë kolektive, ndaj nuk lejon asnjë organizatë humanitare të dërgojë ushqime atje. Madje edhe ata pak aktivistë që guxojnë të shprehin humanizmin dhe mbështetjen e tyre ndaj palestinezëve arrestohen dhe keqtrajtohen si të ishin kriminelë.

Tashmë është e qartë se lufta ndaj Hamasit nuk ishte vecse një justifikim për qeverinë e Netanjahut që të fillonte realizimin e Zgjidhjes Finale të cështjes palestineze. Nuk është rastësi që Hamasi u forcua dhe u ndërtua si organizatë me mbështetjen direkte të vetë Netanjahut dhe të djathtës ekstreme izraelite.

Qeveria e Netanjahut e forcoi Hamasin duke i lejuar finacimin nga jashtë për të hequr qafe dhe dobësuar Autoritetin Palestinez, një oragnizatë më e moderuar dhe e pranuar ndërkombëtarisht. Netanjahu e kishte të qartë se për sa kohë palestinezët përfaqësoheshin nga Hamasi, një organizatë e cilësuar si terroriste nga shumë vende perëndimore, ata kurrë nuk do arrinin të krijonin shtetin e tyre të pavarur.

Ndaj identifikimi i palestinezëve me terrorizmin, kanalizimi i protestave të tyre legjitime vetëm në akte terroriste ishte politika kryesore e qeverisë Netanjahu, që më pas prodhoi sulmet barbare të 7 tetorit kundër Izraelit. E thënë ndryshe, qeveritë izraelite nuk i kane lënë asnjë mundësi proteste paqësore palestinezëve përveç terrorizmit.

Sa herë palestinezët kanë protestuar në mënyrë paqësore, apo kanë intentuar të krijojnë lëvizje të tipit gandist, ata janë vrarë, burgosur dhe masakruar nga autoritetet izraelite. Këto të fundit kurrë nuk kanë qenë të interesuara të negociojnë me, apo të mbështesin, krahun e moderuar të lëvizjes palestineze.

Përkundrazi ata kanë financuar dhe mbështetur organizata si Hamasi, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të identifikonin palestinezët me terrorizmin, me dhunën, me primitivizmin dhe barbarizmin e kështu ti fshinin nga faqja e dheut si të ishin një murtajë.

Të gjithë ata që me zell denoncojnë terrorizmin palestinez duhet të kuptojnë mirë që ky terrorizëm është produkt direkt i terrorizmit shtetëror Izraelit kundër palestinezëve. Ky i fundit është një terrorizëm i mirë-financuar, me një makinë propagandistike impresionante, me një ideologji raciste që fshihet pas idesë së “përplasjes së qytetërimeve”, me një lob izraelit (AIPAC) që kontrollon politikën e jashtëme amerikane në Lindjen e Mesme dhe me një ushtri tejet të sofistikuar që shfaros popullësinë civile palestineze.

Ndaj është e rëndësishme të kutpojmë sot se kërcënimi më i madh për paqen në Lindjen e Mesme nuk është as Irani, as Siria, as Libani, as Jemeni dhe as Iraku, por Izraeli që ka hapur luftë me të gjitha këto shtete. Izraeli sot i ngjan shumë Serbisë dje dhe Gjermanisë naziste pardje, shtete që ishin në luftë me të gjithë fqinjët e tyre.

Dhe nuk është një luftë mbrojtëse, siç pretendon Netanjahu, por një luftë ekspansioniste për të zgjeruar kufinjtë e Izraelit dhe për të dobësuar dhe destabilizuar fqinjët. Qoftë në Gaza, qoftë në Bregun Perëndimor, qoftë në Siri (Lartësitë e Golanit), qoftë në Liban, Izraeli synon zgjerimin e kufinjëve të tij territorial për të krijuar Izraelin e Madh.

Bëhet fjalë për doktrinën e lebenstraum (hapësira jetike) që është artikuluar haptas në një nga mediat e rëndësishme të izraelit The Times of Izrael (https://www.newsweek.com/israel-needs-lebensraum-says-blog-major-national-newspaper-1996635). Sipas kësaj doktrine Izraeli ka nevojë për një hapësirë më të madhe gjeografike për të akomoduar dhe shtuar popullatën e tij. Nuk është çudi që Izraeli nuk ka kufinj të përcaktuar as me Sirinë, as me Libanin dhe as me territoret palestineze ku synon të zgjerojë kufinjtë e tij.

Në këtë pikë lexuesi nuk besoj se do habitet nëse i kujtoj se doktrina e lebenstraum, pra doktrina e hapësirës jetike, u formulua nga Gjermania Naziste nën udhëheqjen e Hitlerit. Ishte doktrina që justifikoi zgjerimin e Gjermanisë drejt lindjes ku jetonin “racat inferiore” sllave, polakët, cekët, ukrainasit dhe rusët. Këto duheshin shfarosur ose skallavëruar për ti hapur rrugën racës “superiore” gjermane.

Është trishtim i madh që sot Izraeli është flamurtar i kësaj doktrine dhe i racizmit të saj që justifikon shfarosjen e palestinezëve “inferior” dhe “barbar” për të krijuar hapësirë jetike për izraelitët “superior” dhe “të civilizuar”, qeveria dhe ushtria e të cilëve vret, përdhunon dhe vdes urie gra e fëmijë të pafajshëm.