Ish-deputeti i Myslym Murrizi i është përgjigjur Flamur Nokës, mbi një deklaratë që ky i fundit bëri mbi largimet nga PD, duke thënë se ata që ikin janë renegatë, pra persona që braktisin bindjet dhe kalojnë në anën e kundërshtarëve. Por, fajin që largimin e tyre Murrizi e sheh tek Kupola e PD, të cilën e akuzon se promovon në poste drejtuese njerëz pa meritë e pa kontribute.
Si ka mundësi që vetëm PD i dalin kaq shumë “renegatë” në 35 vite? Pyet Murrizi, duke i thënë Flamur Nokës se nuk janë ata renegatë ata që kanë ikur, por renegatë e qelbësira janë ata që i kanë sjellë aty duke i shtyrë me shkelma mijëra të tjerë në çdo cep të Shqipërisë.
Ndër vite, Murrizi thotë se “renegatet” u janë paraqitur demokratëve si “asete” të çmuara dhe plot “vlera” duke i sjellë nga ana e anës e nga g*pi i se*mes në pushtet dhe parti.
Nuk kanë faj kur ikin joooo. Fajin e kanë ata që i marrin dhe i promovojnë në Kryesi dhe kupolën drejtuese të PD pa meritë, pa kontribute dhe pa i njohur fare demokratët duke shkelur me këmbë kontributin e mijëra demokratëve për këta bastardë e lavire politike që bredhin prehër më prehër.
Nuk janë renegate o Flamur joooo, por janë Rilindas. Renegat e qelbësira janë ata që i kanë sjellë aty duke shtyrë me shkelma mijëra të tjerë në çdo cep të Shqipërisë. Si ka mundësi që vetëm PD i dalin kaq shumë “renegatë” në 35 vite???
I gjithë KOPI doli “renegat” dhe shkuan të gjithë tek gopi. Në shtator 2021 dolën “renegatë” të gjithë liderët e sotëm të grupit parlamentar e shumica dërrmuese e kryesisë. Ndër vite “renegatet” sezonal ju janë paraqitur demokrateve si “asete” te çmuara dhe plot “vlera” e “qytetari” duke i sjellë nga ana e anës e nga g*pi i se*mes në pushtet dhe parti, e pastaj ju thuhet demokrateve se na dolën “renegatë”.
Kur dëgjova se çfarë “meritash” ju dhanë para pak ditësh kandidatit të Lapaj-Shehut për bashkinë e Tiranës nga Z Berisha u shtanga, se fjalë të tilla shumë rrallë i kam d¡gjuar nga goja e Berishës për të ndjerin Azem Hajdari dhe Arben Brocin por pas vdekjes, dhe thashë me vete sa me fat e plot magji qe qenka Z Binaj!!
Prandaj mos na hapni barkun me deklarata boshe pas pilafit. Lërini renegatët, por mos urreni dhe mos shtyni me këmbë demokratët”, shkruan Murrizi.