Menjëherë pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin rajonal të Shkodrës, policia ka marrë në pyetje Enea Buzuken , i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni se kush mund të jetë autori i atentatit dhe nuk ka asnjë konflikt me njëri .

Pasi ka marrë ndihmën e parë 38 vjeçari është larguar për në banesën e tij .

Policia e Shkodrës ka marrë kamerat e sigurisë në të gjithë zonën përreth ndërsa ka shoqëruar për të marrë në pyetje disa persona .

Pas rindërtimit të ngjarjes nga grupi hetimor, pas kqyrjes se kamerave, ka rezultuar që lënda plasëse ka qenë e vendosur në motorrin ngjitur me makinën në pronësi të Enea Buzukes, dhe menjëherë pasi 38 vjeçari ka hipur në makinë, lënda plasëse ka shpërthyer .

Sipas burimeve policore mendohet se motorri ka qenë i vendosur që në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, ngjitur me makinën ndërsa autorët e dyshuar kanë vezhguar lëvizjet e 38 vjeçarit , për të aktivizuar me pas lëndën shpërthyese dhe larguar me pas me automjetin që i gjet i djegur në Postribë .

Policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.