Planit për armëpushim të propozuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Izraeli i tha po, por pavarëisht kësaj, sulmet në Rripin e Gazës nu kanë ndaluar, përkundrazi qeveria paletineze raporton për persona të plagosur.
Mbrojtja Civile e Gazës, tregoi se të paktën 3 persona u lënduan nga sulmi ajror në perëndim të Gazës ku një ndërtesë banimi u shemb. Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Basal shtoi se edhe ndërhyrja e ekipeve të shpëtimit është e vështirë pasi janë gjithë kohës të kërcënuar nga bombardimet.
“Asnjë kamion me ndihma nuk ka hyrë në qytetin e Gazës që nga fillimi i rrethimit”, tha ai. “Ka një numër trupash martirësh që nuk jemi në gjendje t’i nxjerrim nga zonat e operacioneve të pushtimit.”
Mbrojtja Civile tha se ekipet po operojnë në kushte jashtëzakonisht të rrezikshme, ndërsa përpiqen të arrijnë në lagjet e prekura dhe të shpëtojnë të plagosurit dhe të nxjerrin trupat.
Ndërkohë nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, u shpreh se “Hamasi do të çarmatoset, Rripi i Gazës do të çmilitarizohet dhe IDF (ushtria izraelite) do të mbetet në zonat kontrolluese për të mbrojtur komunitetet”, pas pranimit për të vënë në zbatin planin e Trump.