Kontrata mes drejtuesve të Juventusit dhe trajnerit Luciano Spalletti pritet të nënshkruhet në orët e ardhshme, më e shumta nesër. Ish-trajneri kampion i Napolit dhe Italisë, Spalletti ka pranuar të jetë zëvendësuesi i Igor Tudor te Juventusi.

66-vjeçarit i është ofruar një marrëveshje deri në fundin e këtij sezoni, me pagë 3 milionë euro në sezon dhe një rinovim automatik deri në verën e 2028 nëse ia del të dërgojë skuadrën minimalisht në Champions League sezonin e ri, bën me dije ‘Gazzetta dello Sport’.

Ka qenë Giorgio Chiellini që ka ngulmuar për të gjetur marrëveshjen me Spallettin, teksa në garë ka qenë edhe Raffaele Palladino.

Edhe pse Spalletti refuzoi dje që të pranonte kontaktet me Juven, fakt është se sot në Torino është programuar një takim mes palëve dhe firma në kontratë duket se është gjëja më e lehtë, kjo pasi Spalletti e ka shprehur se intrigohet nga ideja për të stërvitur bardhezinjtë.