Dorian Matlija, avokat, duke komentuar thirrjen e sotme të Lulzim Bashës në SPAK, u shpreh se në audipërgjimin që ka prokuroria dyshohet se ka pjesë të tij, që flet në radiomarrëse, në rolin e ministrit të Brendshëm të asaj kohe.

“Kam përfaqësuar disa nga familjarët e viktimave. Familjen Nika jo, por duhet të kemi parasysh që cështja është hapur me vendimin e Gjykatës së Lartë për ta detyruar SPAK të hetojë 21 janar, pasi SPAK fillimihst mori vendim se nuk i takonte si kompetencë.

Hetimi ka lidhje me predhën që u gjet në trupin e Aleks Nikës. Sot ka mjete më të specializuara. Edhe me audiopërgjimin që ka SPAK, mund të zbardhet ngjarja.

Shoh që ka mundësi të mira.

Kemi parasysh që Basha ka qenë Ministër i Brendshëm. Jo vetëm kaq, por edhe në audiopërgjimin e dorëzuar në SPAK përmendet një frazë ja po të kaloj ministrin. Këtu audio pritet, por më kanë thënë që audio që ka shkuar në prokurori është më e gjerë dhe ka pjesë të Bashës që flet në radio.

Predha ka qenë shumë e deformuar, dyshohet se mund të ketë dalë nga arma e komandatit të Gardës, por do të duhet riekspertim, nuk e kam informacionin ku e kanë çuar pasi janë hetime sekrete”.