Florian Binaj ka mohuar se ai është futur në garë, prej mbështetjes së Shkëlzen Berishës.
Binaj madje tha se nuk i ka as numrin e telefonit Shkëlzenit.
“Unë nuk kam hyrë në garë për të përfaqësuar opozitën. Unë kam hyrë në garë për të përfaqësuar qytetarët. Nuk jam këtu për të bërë dallime. Jo për të shkurtër, as për të gjatë. Po nëse ajri është i pisët, është për të gjithë.
Nëse trafiku është i madh, është i madh për të gjithë. Unë i kam hyrë kësaj gare pa e ditur se do të më mbështesë kush. Nuk kisha folur me Berishën. As me Shkëlzenin. Fare, po fare.
Ka qenë i pari Adriatik Lapaj që më ka marrë në telefon. “Ore vëlla seriozisht e ke? Ne do të mbështesim. Po nëse të tjerët s’e bëjnë? Do të jem me ju i thashë”. Nuk kam folur sërish me Berishën”, tha ai.