Ogerta Manastirliu, kandidatja e PS-së për Bashkinë e Tiranës, i është bashkuar protestës në mbështetje të UÇK-së. Ajo është parë pranë djalit të Hashim Thaçit.
Ndërkohë, ajo që ka rënë në sy është se tre deputetë të opozitës kanë thyer urdhrin e Sali Berishës dhe kanë marrë pjesë në protestë: Bujar Leskaj, Agron Duka dhe Fatmir Mediu.