Kepi i Gjelbër ka sot mundësinë që të kualifikohet në Botërorin 2026.

Në orën 18:00 do të përballen me Esuatinin, ndërsa pikërisht kjo është ndeshja e fundit e grupit.

Në rast fitoreje, siguron kualifikimin historik në Botëror.

Përndryshe do të ndërlikohej gjithçka, pasi do të duhej që Kameruni të mos fitonte ndaj Angolës.

Kepi i Gjelbër e humbi mundësinë ndaj Libisë, që të siguronte kualifikimin në herën e kaluar.

Megjithatë, Esuatini mban vendin e fundit në renditje dhe mund të thuhet se nuk paraqet rrezik.

Ishte pikërisht ajo përfaqësuese, që ndali Kamerunin duke e surprizuar. Sot motivimi nuk është i njëjtë.