Kryeministri Edi Rama thotëse Komisioni i Venecias ka dhënë kontribut kuç në reformën në drejtësi dhe kodin zgjedhor. Sipas kreut të qeverisë, Komisioni ka dhënë kontribut edhe në kushtetutën e parë të shtetit demokratik shqiptar, në vitin 1998.

Rama shtoi se Komisioni i Venecias është partner i pazëvendësueshëm.

“Simbolikisht, mund të thuhet se komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shokë materniteti kanë lindur në një kohë, vitin 1995. Historia e zhvillimit demokratik në Shqipëri, është e lidhur me historinë e rritjes dhe forcmimit të influencës së Komisionit të Venecias, që në vendet si Shqipëria, kanë pasur nevojë për asistent bujar dhe të paanshëm, të çdo vendi të standardeve më të mira. Sot, Komisioni i Venecias, ka në bilancin e vet, edhe kontributin e paçmuar të kushtetutës së parë të shtetit demokratike shqiptar. Po ashtu, ka edhe një sërë ndërhyrjesh të rëndësishme, ku ka luajtur rol vendimtar. Ka në bilancin e vet, dy kontribute kyçe në historinë e re demokratike në Shqipëri, për Kodin Zgjedhor, dhe nga ana tjetër, për reformën në drejtësi. Komisioni ka qenë bashkëudhëtar i pandarë, udhërrëfyes i matur dhe autoritet që na ka ndihmuar të ruajmë busullën dhe të orientohemi në drejtimin e duhur. Pa Komisionin e Venecias, ishte e pamundur që Shqipëria të ndërmerrte procesin e vettingut. Opinonet e Komisionit të Venecias respektohen në çdo nivel ndërkombëtar, për proceset e reformave apo masave që lidhen me shtetin e së drejtës. Komisioni i Venecias është partner i pazëvendësueshëm. Do vazhdojë të jetë pikë referimi për ne”, theksoi ai.