Konferenca e tretë e NATO-s për mbrojtjen kibernetike nisi sot punimet në Tiranë me pjesëmarrjen e delegacioneve nga 32 vendet anëtare të Aleancës, të përfaqësuara nga ministritë e jashtme, të mbrojtjes dhe cyber ambassadors, për të diskutuar një ndër sfidat më të rëndëishme të epokës, sigurinë kibernetike dhe ndërtimin e strategjive të përbashkëta që synojnë mbrojtjen kolektive përballë kërcënimeve gjithnjë në ndryshim në hapësirën kibernetike.

Kryeministri Rama, i cili përshëndeti Konferencën, tha se Shqipëria ia ka dalë me sukses të përballet me sulmet kibernetike, duke zotëruar një infrastrukturë mbrojtëse kibernetike ndër më të mirat mes vendeve të NATO-s, falë kjo edhe ndërthurjes së Inteligjencës Artificiale. “Jam shumë krenar t’u them që kemi një prej mureve mbrojtëse më të mira kibernetike mes vendeve të NATO-s. Nuk është vizionare, është diçka që lind nga nevoja më elementare e mbijetesës. Sot përballemi mesatarisht me një sulm kiberneti në çdo tre minuta, por ja dalim t’i zmbrapsim tërësisht. Kur bëhet fjalë për sulme që lënë gjurmë, kemi patur 48 të tilla gjatë gjithë vitit të fundit. Pra 48, që lënë gjurmë, por nuk kanë bërë asnjë dëm të konsiderueshëm. Kështu që, kur vjen për fjala për infrastrukturën tonë shtetërore, qoftë kjo digjitale apo fizike e përsëris me krenari se jemi mes më të mirëve, kjo sepse ma ha mendja kemi qenë mes të parëve fare, që kombinuan mbrojtjen kibernetike me inteligjencën artificiale dhe është intelegjinca jonë artificiale brenda këtij muri mbrojtës kibernetik që bën punën 24 orë në ditë, 7 ditë të javës për të zbuluar në faza shumë të hershme potencialin e sulmeve të dëmshme.” – informoi Kryeministri.

Ndërsa sa i përket bashkëpunimit në vijim, Kryeministri Rama ftoi vendet të bëhen pjesë e strukturave të përbashkëta, të krijuara me misionin për të forcuar mbrojtjen kibernetike në një nivel më të lartë organizimi. “Kur bëhet fjalë për mbrojtjen kibernetike nuk është ide e mirë të qëndrosh më vete, përkundrazi është një ide shumë e mirë që të bëhesh pjesë e qendrës për mbështetjen kundër incidenteve, një nismë e NATO-s për të mbledhur sëbashku të gjitha vendet dhe për të formësuar një mbrojte shumë më të fortë përmes ndarjes së të dhënave tona, përpjekjeve tona të përbashkëta dhe përmes ndarjes së infrastrukturës dhe kjo është thelbësore.” – u shpreh Kryeministri teksa theksoi se Shqipëria është një nga të parat që është bërë pjesë tashmë. Konferenca e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, Kryeministri Rama: Shqipëria, angazhim të plotë për të forcuar bashkëpunimin mbi sigurinë kibernetike.

Konferenca e tretë e NATO-s për mbrojtjen kibernetike nisi sot punimet në Tiranë me pjesëmarrjen e delegacioneve nga 32 vendet anëtare të Aleancës, të përfaqësuara nga ministritë e jashtme, të mbrojtjes dhe cyber ambassadors, për të diskutuar një ndër sfidat më të rëndëishme të epokës, sigurinë kibernetike dhe ndërtimin e strategjive të përbashkëta që synojnë mbrojtjen kolektive përballë kërcënimeve gjithnjë në ndryshim në hapësirën kibernetike.

Kryeministri Rama, i cili përshëndeti Konferencën, tha se Shqipëria ia ka dalë me sukses të përballet me sulmet kibernetike, duke zotëruar një infrastrukturë mbrojtëse kibernetike ndër më të mirat mes vendeve të NATO-s, falë kjo edhe ndërthurjes së Inteligjencës Artificiale. “Jam shumë krenar t’u them që kemi një prej mureve mbrojtëse më të mira kibernetike mes vendeve të NATO-s. Nuk është vizionare, është diçka që lind nga nevoja më elementare e mbijetesës. Sot përballemi mesatarisht me një sulm kiberneti në çdo tre minuta, por ja dalim t’i zmbrapsim tërësisht. Kur bëhet fjalë për sulme që lënë gjurmë, kemi patur 48 të tilla gjatë gjithë vitit të fundit. Pra 48, që lënë gjurmë, por nuk kanë bërë asnjë dëm të konsiderueshëm. Kështu që, kur vjen për fjala për infrastrukturën tonë shtetërore, qoftë kjo digjitale apo fizike e përsëris me krenari se jemi mes më të mirëve, kjo sepse ma ha mendja kemi qenë mes të parëve fare, që kombinuan mbrojtjen kibernetike me inteligjencën artificiale dhe është intelegjinca jonë artificiale brenda këtij muri mbrojtës kibernetik që bën punën 24 orë në ditë, 7 ditë të javës për të zbuluar në faza shumë të hershme potencialin e sulmeve të dëmshme.” – informoi Kryeministri.

Ndërsa sa i përket bashkëpunimit në vijim, Kryeministri Rama ftoi vendet të bëhen pjesë e strukturave të përbashkëta, të krijuara me misionin për të forcuar mbrojtjen kibernetike në një nivel më të lartë organizimi. “Kur bëhet fjalë për mbrojtjen kibernetike nuk është ide e mirë të qëndrosh më vete, përkundrazi është një ide shumë e mirë që të bëhesh pjesë e qendrës për mbështetjen kundër incidenteve, një nismë e NATO-s për të mbledhur sëbashku të gjitha vendet dhe për të formësuar një mbrojte shumë më të fortë përmes ndarjes së të dhënave tona, përpjekjeve tona të përbashkëta dhe përmes ndarjes së infrastrukturës dhe kjo është thelbësore.” – u shpreh Kryeministri teksa theksoi se Shqipëria është një nga të parat që është bërë pjesë tashmë.