Këtë të diel në Kosovë mbahen zgjedhjet lokale. Më shumë se 2 milionë qytetarë me të drejtë vote i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët dhe anëtarët e 38 komunave të vendit.
Numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës është 43,993 votues.

Zëdhënësi i KQZ në Kosovë, Valmir Elezi tha për ABC News se procesi zgjedhor ka vijuar normalisht dhe se nuk ka pasur asnjë problem.
Ndërkohë pjesëmarrja e qytetarëve siç tha ai është me e ulët krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

“Në ditën e sotme më shumë se 2 milion qytetarë janë me të drejtë vote. Nga të dhënat e orës 17:00 ; numri i qytetarë që kanë votuar është mbi 600 mijë. Por po flasim vetëm për pjesën e parë të votimeve. Në çdo komunë, ka pasur monitorim. Deri më tani nuk kemi pasur asnjë incident”, tha ai.