Kreu i Shtetit, Bajram Begaj ka pritur presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Presidencë.
“Mirë se vini në Tiranë, Presidente von der Leyen”, shkroi Presidenti Begaj në një postim në Facebook.
Begaj publikoi videon teksa presidentja e KE mbërrin në godinën presidenciale.
Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian, ka nisur sot (13 Tetor) një tur në Ballkanin Perëndimor për të theksuar mbështetjen e Bashkimit Evropian për procesin e anëtarësimit të rajonit në BE dhe për për të diskutuar Planin e Rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027.
Vizita e saj nisi në Tiranë ku von der Leyen u takua me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe më pas do zhvillojë takim me Kryeministrin Edi Rama.
Takimet do të fokusohen në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe mundësitë për bashkëpunim ekonomik dhe përmirësimin e lidhjeve rajonale.