Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga Gjirokastra teksa tregon dhe rikonstrukturimin e sahatit të qytetit.

‘Qyteti ku edhe gurët flasin’, shkruan Rama teksa e cilëson kullën e lartë si një rojtare të historisë dhe dëshmitare e së resë.

“MIRËMËNGJES

dhe me sahatin e rijetëzuar dhe kambanoren që jehon përtej luginës së Drinosit, si kujtesë e një qyteti ku edhe gurët flasin, por edhe si dëshmitare e historisë së re të Gjirokastrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në facebook.