Këtë të enjte ka nisur raportimi vjetor i institucionve, ku Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Mirela Bogdani është duke folur në seancën plenare.

Bogdani po raporton për vitin 2024 lidhur me ecurinë e institucionit që ajo drejton.

“Këshilli për 2024 ka realizur tre ngritje në detyrë, dy riemërime dhe 8 transferime prokurorësh me pëlqim në prokurori të tjera për të balancuar ngarkesat. Kemi realizaur disa procese komandimi, në shkollën e “Magjistraturës”, në Këshill edhe ka filluar procesi komandimit për një magjistrat në ILD për vitin 2024 i cili është finalizuar në 2025. Sa i takon ngritjes në detyrë, kemi plotësuar vakancat e SPAK me 3 prokurorë që numri total është 20.”-tha Bogdani.