Një ditë përpara fitores historike 2-1 të Kombëtares së futbollit kundër Greqisë kampione Evrope më 4 shtator 2004 në “Qemal Stafa”, kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano, premtoi se në rast suksesi ekipi do merrte 500 mijë dollarë shpërblim.
Nano e ndoqi takimin nga tribuna VIP e stadiumit në Tiranë dhe menjëherë pas ndeshjes mbajti fjalën duke akorduar shpërblimin që kishte premtuar në takimin me ekipin.
Sot, më 31 tetor 2025 ish-kryeministri i Shqipërisë mbylli sytë përgjithmonë në moshën 73-vjeçare.
 
			
