Zgjedhje të parakohshme parlamentare, madje 2 herë brenda pak muajsh. Albin Kurti ka parlajmëruar kështu sërish dështimin e tij.

Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, Kurti tha çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit në pranverë mund ta çojë vendin përsëri në zgjedhje.

“Mbase është për të ardhur keq që do të mundë të kemi, përveç balotazhit [të zgjedhjeve lokale në nëntor, dhe dy herë zgjedhje. Edhe zgjedhje në dimër, edhe zgjedhje në pranverë. Sepse, kur nuk arritëm t’i bëjmë 61 deputetë për një qeveri të re, atëherë është vështirë e imagjinueshme që do t’i bëjmë kollaj 80 deputetë në pranverën e vitit të ardhshëm dhe i kemi edhe katër muaj deri në zgjedhjen e presidentit.

Vetëm 56 deputetë votuan për kabinetin e propozuar nga Kurti në seancën e së dielës. Tani, sipas Kushtetutës së Kosovës, i takon presidentes Vjosa Osmani ta caktojë një mandatar tjetër për formimin e Qeverisë brenda 10 ditësh.

Por, lideri i partisë së dytë më të votuar, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqin, hodhi poshtë mundësinë që të bëhet mandatar i radhës, në rast se presidentja e Kosovës do ta thërrasë për ta pyetur nëse e ka shumicën duke pranuar se e vetmja rrugë janë zgjedhjet.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të sjellin ndryshime në rezultatet e partive, por ato ndryshime mund te mos jenë të mjaftueshme, aq sa partitë të shmangnin nevojën për bashkëqeverisje në të ardhmen.