“Kush po e rruan për urdhëra”, tha demokrati Bujar Leskaj kur u pyet nëse kishte thyer urdhërin e Sali Berishës për të mos marrë pjesë në protesën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Në një prononcim për “Euronews Albania”, Bujar Leskaj ka intepretuar dhe deklaratën virale duke thënë se “Shqipëria dhe Kosova janë mbi partitë”.
“Shqipëria dhe Kosova janë mbi partinë. Jam mik i Presidentit Thaçi dhe fans i Presidentit Rugova. Madje nga dashuria për Kosovën unë në një ndërtesë të vjetër pranë ndërtesës së flamurit në Kosovë po ngre muzeun Kosova ku gjenden arkiva dhe suvenire nga nga Lidhja e Prizrenit deri sot.”-ka thënë Leskaj.