LIVE SERBI-SHQIPËRI 0-1
45’+1′ Manaj
NGJARJET KRYESORE
84’ Iliç merr vendin e Stankoviç te Serbia.
81’ Goditje dënimi e rrezikshme pranë zonës kuqezi, sfera në fund shkon te Pavloviç por ai prek topin me dorë dhe i dhuron qetësi prapavijës së Shqipërisë duke shkaktuar faull.
78’ Daku dhe Bajrami hyjnë në fushë në vend të Manajt dhe Laçit.
77’ Kostov ka mundësinë të gjuajë në zonë por çon sferën në këmbët e Gjimshitit i cili largon rrezikun.
74’ Samarxhiç dhe Maksimoviç i lënë vendin në fushë Kostov dhe Zukiç në radhët e Serbisë.
73’ Gjuajtje nga jashtë zone e Asllanit, sfera shkon në duart e portierit vendas. (VIDEO)
69’ Pavloviç hyn në zonë nga e majta. Uzuni e bllokon dhe mbrojtësi bie në tokë, gjyqtari bën shenjë që nuk ka asgjë dhe vazhdon lojën. (VIDEO)
68’ Hoxha ka hapësirë para tij dhe niset në kundërsulm, por në fund fiton vetëm një këndore.
63’ Broja i lë vendi në fushë Hoxhës në radhët e Shqipërisë. Ndërkohë, Zhivkoviç dhe Mitroviç i bëjnë vend Joviç dhe S. Mitroviç në radhët e Serbisë.
62’ Vlahoviç ia del të driblojë në zonë dhe shfaqet para Strakoshës, por fluturon topin mbi traversë. (VIDEO)
55’ Një goditje dënimi nga e djathta e sulmit serb shkon në zonën e vogël, por Strakosha mbërthen sferën mbi kundërshtarët.
53’ Kostiç harkon nga e majta e sulmit, sfera shkon te Mitroviç i cili gjuan me kokë duke dërguar topin mbi traversë. (VIDEO)
52’ Hysaj pason në qendër për Manajn i cili këtë radhë nuk koordinohet për të gjuajtur drejt portës. (VIDEO)
50’ Samarxhiç provon me një tjetër gjuajtje nga jashtë zonës, por ajo është qendrore dhe shkon në duart e Strakoshës. (VIDEO)
47’ Broja merr mirë fundoren në të djathtën, por pastaj gjuajtja e tij është e gabuar dhe kalon katërkëndorin e portës pa rrezikuar Petroviç.
46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime mes skuadrave.
45’+1’ GOOOL SHQIPËRIA! Pas zhvillimit të një goditje dënimi, vjen goli i avantazhit me një gjuajtje predhë të Manajt. (VIDEO)
45’ Jepet 1 minutë shtesë.
42’ Shehu është futbollisti i parë i ndëshkuar me të verdhë në këtë ndeshje.
40’ Aksion i gjatë i Brojës i cili driblon disa kundërshtarë, në fund sfera shkon te Asllani i cili gjuan në mënyrë të gabuar.