Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Bradashesh–Elbasan, pranë fshatit Katund i Ri.
Sipas burimeve paraprake nga policia, një automjet është përplasur me një motomjet, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e mjetit të vogël. Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe një autoambulancë, e cila transportoi të plagosurin në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.