Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën një grua rreth moshës 71 vjeçe.

Aksidenti ka ndodhur menjëherë sapo viktima ka dalë nga autobusi i linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë. Një automjet i cili drejtohej nga një oficer i Policisë së Shtetit mori para të moshuarën. Përplasja ishte fatale duke i marrë jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe AMP ku kanë bërë shoqërimin e policit në ambientet e komisariatit. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.