Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka rrëzuar ankimimin e Naureda Llagamit, ish-drejtueses së KLGJ-së dhe kandidate për gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata ka vlerësuar se ankimi i saj është jashtë juridiksionit të saj.
Llagami pretendonte se vota e pavlefshme në procesin e votimit për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese ishte në favor të saj, çka sipas saj do ta shpallte automatikisht fituese.
Me këtë vendim të gjykatës, Asim Vokshi mbetet gjyqtari i zgjedhur për Gjykatën Kushtetuese. Vokshi mori 6 vota, ndërsa Llagami 8, por për shkak se nuk u arrit shumica prej 3/5, pra 9 vota, fitues u shpall Vokshi për shkak të pikëve më të larta të vlerësuara nga KED.