Bombarduesit rusë me rreze të gjatë veprimi Tu-22M3 kanë kryer një fluturim të planifikuar mbi ujërat ndërkombëtare në Detin Baltik. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.
Sipas deklaratës zyrtare, në faza të ndryshme të misionit, bombarduesit shoqëroheshin nga avionë luftarakë nga vende të huaja.
Deti Baltik vazhdon të jetë një zonë strategjike me tensione të shtuar ushtarake, për shkak të aktiviteteve të shpeshta të forcave ajrore dhe detare nga Rusia dhe aleatët perëndimorë.