Medon Berisha ka folur pas ndeshjes Parma-Leçe. Skuadra e tij dhe Ylber Ramadanit fitoi 0 me 1 në transfertën e sfidës së vlefshme për kampionatin italian.
Berisha po bën mjaft mirë, ndërsa është kthyer në liderin e mesfushës së Leçes. Për më tepër, është gati për sfidën ndaj Serbisë, ndërsa më parë kishte reklamuar shqetësime.
Që në ndeshjen ndaj Bolonjës kemi treguar që jeni një skuadër fortë kur jemi kompakt.
A të ka bërë komplimente Di Françesko për mënyrën si i dikton kohën skuadrës?
Më jep shumë besim, por më duhet të rritem ende.
A ju ka dhënë diçka më shumë barazimi ndaj Bolonjës?
Na ka dhënë më shumë qetësi në aspektin mendoj, na ka ndihmuar dhe na ka dhënë besim për këtë ndeshje të sotme.
Si e ndjen veten në këtë treshe të mesfushës?
Shumë mirë, janë lojtarë që thyejnë aksionet e kundërshtarëve dhe më ndihmojnë shumë. Unë mund të jap një kontribut me cilësitë e mia, u mundova që të ulja ritmin e Parmës në pjesën e dytë.
SI e mbushni më shumë zonën kundërshtare?
Mendoj se këtë vit e mbushim më shumë zonën kundërshtare pasi shkojmë atje me më shumë njerëz.
Po afron grumbullimi me ekipin kombëtar…
Ndaj Serbisë na pret një ndeshje e madhe.
Cilësia juaj është e qartë për të gjithë. Pozicionimi juaj ishte çelësi i ndeshjes, dueli në distancë me Bernabe, dy lojtarë hibridë. Çfarë ndeshje ishte? E ndjen veten më shumë fantazist apo mesfushor qendre?
Ishte një duel i bukur me Bernabe, e vlerësoj shumë. Unë mund të bëj të gjithë rolet në mesfushë, por në këto momente më pëlqen më shumë të bëj mesfushorin e qendrës.
Për t’u konfirmuar të mungojnë golat?
Do të vijnë! Sot i shkova pranë por Suzuki e priti. Por nuk kam dyshime.