Forcat ukrainase zhvilluan një sulm me dron ndaj infrastrukturës pranë qytetit Vladimir në Rusinë perëndimore, gjatë orëve të natës.

“Të gjitha sistemet funksionojnë normalisht. Ekspertët po punojnë”, njoftoi guvernatori Alexander Avdeev në kanalin e tij Telegram.

Avdeev theksoi gjithashtu se kërcënimi i sulmeve me dronë mbetet në rajon dhe u bëri thirrje banorëve të tregojnë kujdes.

Dronët ukrainas goditën dhe dëmtuan gjithashtu edhe një termocentral në rajonin Orel të Rusisë. Guvernatori rajonal Andrei Klychkov tha se sulmet shkaktuan dëme në pajisjet e furnizimit me energji.

Ndërkohë edhe rusët nga ana tjetër sulmuan infrastrukturën civile në Sumy, duke lëshuar 10 dronë mbi qytet brenda një ore dhe duke plagosur të paktën dy persona.