Sulmuesi Delap, i cili u rikthye nga një dëmtim në kofshë pas gati dy muajsh si zëvendësues në pjesën e dytë, u ndëshkua me karton të verdhë kur shtyu Yerson Mosquera në minutën e 79-të. Më pas, ai shkaktoi një faull ndaj Emmanuel Agbadou vetëm shtatë minuta më vonë dhe u përjashtua.
“Sigurisht, edhe sot patëm një karton të kuq shumë budalla që është krejtësisht i panevojshëm”, u tha Maresca gazetarëve. I pyetur nëse kartoni i kuq ishte i merituar, trajneri tha: “Absolutisht po. Faul idiot.”
Maresca tha se ishte “e turpshme” të merrte një karton të kuq siç bëri Delap. “Sepse janë dy kartonë të verdhë në shtatë minuta. Mendoj se mund t’i shmangim të dy,” tha ai.
“Pas kartonit të verdhë, i thashë katër ose pesë herë të ruante qetësinë. Por Liam është një lojtar që kur është brenda fushës, do ta luajë ndeshjen vetë dhe e ka të vështirë ta kuptojë dhe të dëgjojë përreth tij.”
Maresca kishte thënë më parë se nuk kishte ndërmend t’i “ndëshkonte” lojtarët për marrjen e kartonëve të kuq. “Kam katër fëmijë, kur bëjnë diçka të gabuar, nuk i ndëshkoj. Mundohem t’u mësoj të bëjnë gjërat e duhura. Mundohem ta bëj këtë edhe me lojtarët”, tha trajneri javën e kaluar.
Chelsea, e nënta në Premier League, do të vizitojë Tottenham Hotspur të shtunën.
 
			
