Serbia u vu përsëri në ndjekje të Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit falë një triumfi 3-1 përballë Andorrës në transfertë. Por paraqitja e serbëve ishte aq e dobët, sa edhe vetë mediat në Serbi nuk kanë kursye kritikat.

Portali “SportKlub”, nuk ka ngurruar të theksojë se lojtari më i mirë në fushë për Serbinë, ishte Kristian Garsia, futbollisti i Andorrës.

“Disi, Serbia e mundi Andorrën dhe për më tepër, askush nga ekipi i trajnerit të përkohshëm Zoran Mirkoviç nuk mban meritat më të mëdha. Ishte një rrethanë me fat që ekipi kundërshtar kishte Kristian Garsian katastrofik.

Mbrojtësi i dëshpëruar i Andorrës ia bëri punën më të lehtë Serbisë, barazoi me një autogol dhe më pas zgjidhi gjithçka me një penallti të fshehtë. Për shkak të mungesës së cilësisë për këtë nivel futbolli, ai bëri gjithçka në favor të rivalëve të tij.

Është fat që pas golit tronditës të pësuar pothuajse nga qendra, vetëm për shkak të nivelit amator të rivalit, barazimi erdhi shpejt.

Në pjesën e dytë, Kostiç dhe Vlahoviç shpërthyen dhe në fund, kontribuoi edhe Mitroviç, vazhdimisht nervoz.

Përsëri, kishte shumë lojtarë të dobët në ekipin serb dhe fitorja ishte kryesisht për shkak të dobësisë së rivalëve. Kjo është ana më e favorshme e historisë, ndërsa ana tjetër është se pamë sa e vështirë do të jetë për Andorrën të krijojë një sensacion dhe të mos humbasë ndaj Shqipërisë pas një muaji”, shkruan portali në fjalë./PanoramaSport/