Lionel Messi tashmë e ka zgjidhur cështjen e të ardhmes së tij përsa I përket klubit ku do të luajë duke rinovuar me Inter Miamin edhe për 3 vjet të tjerë, por ai ende nuk ka marrë një vendim përsa i përket pjesëmarrjes së tij në Botërorin e vitit të ardhshëm me Argjentinën.
Në ndeshjen e fundit të kualifikueseve me argjentinën në 5 shtator, vetë kapiteni i skuadrës Albiceleste, tha se nuk e kishte të qartë nëse do të ishte në këtë kompeticion. Argjentina do të shkojë në Botërorin e SHBA, Meksikës dhe Kanadasë si skuadra kampione në fuqi e botës, pas titullit të fituar në Katar.
Në turneun madhor të vitit 2026, Messi së bashku me Cristiano Ronaldon(nëse Portugalia kualifikohet), do të bëhen futbollistët e parë në histori që do të luajnë në 6 botërorë.Por pavaërisht kësaj, Lionel Messi ende nuk e ka marrë një vendim përfundimtar, por te Argjentina kanë besim se ai do të jetë në Botërorin e vitit të ardhshëm.




















