Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve ka raportuar punën e bërë gjatë vitit 2024. Lamallari theksoi se në vitin 2024 janë rritur hetimet proaktive.

Sipas raportit, në vitin 2024 janë sekuestruar 66.5 milionë pasuri. Sa i përket sfidave, Lamallari theksoi se mbingarkesa e trupave gjykues është një ndër problematikat. Gjithashtu një sfidë tjetër sipas ministrit është përdorimi i kufizuar i teknologjisë moderne në hetime.

“Në vitin 2024 Shqipëria ka patur rritjen më të lartë të hetimeve proaktive dhe sekuestimeve pasurore në 5 vitet e fundit. Hetimet e nisura kryesisht nga prokurorët janë shtuar më 12,3%. Janë konfiskuar 66.5 milionë pasuri, një rritje me 60% krahasur me një vit më parë.

Janë çuar për gjykim 569 çështje korrupsioni dhe shpërdorim detyre me 234 të pandehur. Janë trajnuar mbi 1500 profesonistë të drejtësisë dhe janë zhvilluar 119 trajnime për prokurorë,” tha ai.