Moderatorja e njohur, Eva Murati, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa foto nga bregdeti shqiptar.
Ajo ka zgjedhur Himarën si destinacionin e radhës, duke pozuar buzë detit gjatë perëndimit të diellit.
Në foto, Eva shfaqet me bikini duke vënë në pah linjat e saj perfekte.
“Borshi bosh, ashtu siç më pëlqen mua”, ka shkruar ajo duke lënë të kuptohet se po shijon qetësinë dhe bukurinë e rivierës shqiptare në një periudhë kur plazhet janë më të zbrazëta.




















