Mustafa Nano thotë se në Tiranë nuk ka garë për zgjedhjet lokale se mungon opozita.

Sipas Nanos, Berisha ka zgjedhur të mbështesë Binajn jo sepse mendon se është kandidat i fortë, por që njerëzit të mos i thonë humbe sërish.

“Në Tiranë nuk ka garë. PD-ja është tërhequr. Kjo tërheqje është diçka midis bojkotit e pjesëmarrjes. Dhe gjithçka bëhet që faji të mos i lihet Berishës pas zgjedhjeve. Por kam përshtypjen se i ka bërë llogaritë gabim.

Në fund, po ai do mbahet fajtor. Por kjo nuk do ndryshojë asgjë. Berisha e ka atë parti të vetën. Demokratët kanë rënë dakord që ai e ka të vetën. Me sa duket, ata duan më shumë liderin, sesa ndryshimin apo pushtetin. Le të vazhdojnë ashtu”, tha ai për MCN.