Në Komisionin e Ligjeve nuk munguan ironitë dhe batutat mes deputetëve, ku po raportonte edhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari. Ndërsa po i jepte fjalën për të bërë pyetje, deputeti i opozitës Saimir Korreshi shkëmbeu batuta me kryetarin e komisionit, Ulsi Manja.
Manja i dha fjalën për t’iu drejtuar me pyetje ministrit dhe i tha me batutë që të mos i shoqërojë me komente.
“Pa shumë komente te fjala, se ti çdo koment e merr me referencë nga Lushnja, po s’besoj se do na hyjë në punë te Kodi Penal”, tha Manja me batutë.
“T’i hyn te ai zanati im te tokat, unë me tokat jam marrë Ulsi… Ore meqë ai kryeministri s’po vjen, se mori malli, ta puthim një herë, na mori malli o burrë i dheut…”, tha Korreshi me humor.
Por përgjigjen ia ktheu Manja duke i thënë se edhe nëse Edi Rama do të ishte prezentë, Korri nuk e arrin dot për nga gjatësia që “ta puthë”.
“Ti dhe po erdhi nuk e mbërrin dot”, tha Manja.