Ylli Manjani ka reaguar me ironi, pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, e cila këtë të enjte ka vendosur të pezullojë dekretin e presidentit Bajram Begaj, për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme më 9 nëntor në Tiranë.

“Epaaaaa! Na u dh* nusja n’kalë! Edhe sa e gjetëm kandidatin…”, shkruan ish-ministri i Drejtësisë, duke ironizuar qoftë Begajn qoftë dhe opozitën e bashkuar, e cila me zor gjeti një kandidat si aktori i humorit Florjan Binaj.

Si një njohës i miri i ligjit, edhe më herët ai është shprehur se presidenti Bajram Begaj me dekretimin e datës 9 Nëntor, për zgjedhjet e pjesshme, kishte dhunuar Kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje me kërkesë të ish-kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili e cilësoi shkarkimin e tij si të paligjshëm, po ashtu edhe dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë.

Pavarësisht kërkesës, Begaj vendosi që të dekretonte datën 9 nëntor për zgjedhje në Tiranë dhe në 5 bashkitë e tjera.