Ky është!

Ku? Ky?

Po, po, ky!!

Dëgjoj teksa zbres shkallët e një rrugice në qytetin B., teksa merrem si gjithmonë ndërkohë me celularin dhe nuk shoh se kush bëzanë.

“Nuk jam qesharak!” – dëgjoj një zë kumbues që më drejtohet nga lart.

Ngre kokën dhe e shoh. Janë një tavolinë e madhe në një lokal, ndërkohë unë jam anësh, poshtë, rrugë.

“Nuk jam qesharak!” – më thotë për herë të dytë.

“Nuk je 100 për qind ia kthej, por aty afër!” (dhe bëj me dorë për të thënë afërsisht).

“Ti nuk ke rrënjë këtu!” – më thotë.

“E sheh që je!” – i them.

“Unë jam autokton!” – më thotë.

“E sheh që je!” – i them.

“Ti je ardhës!” – më thotë.

“E sheh që je!” – i them.

“Ti je fondamentalist!” – më thotë.

“E sheh që je, edhe fondamentalist, edhe qesharak!” – i them.

“Hajde ik!” – më thotë.

“E sheh që je! Si mund të iki, kur unë s’kam ardhur!” – i them./TEMA