Serbi – Nga stadiumi ‘Duboçica’ në Leskovac, trajneri i Kombëtares, Sylvinho dhe mbrojtësi Elseid Hysaj, folën për mediet në prag të ndeshjes kundër Serbisë. Hysaj është i vetmi futbollist i Kombëtares që vijon të jetë edhe pas 11 vitesh në ekip, pasi ka qënë në fushë gjatë trazirave në Beograd 11 vite më parë.

Dueli merr jetë të shtunën në orën 20:45 dhe vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Tanët mbajnë vendin e dytë me tetë pikë, një më shumë se Serbia që ka një ndeshje më shumë për të luajtur. E cilësuar si një finale për vendin e dytë, atë që të dërgon në play-off e Kupës së Botës, përballja pritet me interes nga dy kampet, ndërsa siguria për këtë duel është e lartë.

Trajneri Sylvinho u tregua i qartë për atë që Shqipëria kërkon nga dy duel. Ai tha se vetëm tri pikët mund ta afrojnë ekipin me zonën play-off, teksa ka shprehur besimin te futbollistët e tij. I pyetur nga gazetarët serbë për të ardhmen, braziliani nuk ia ‘ka përtuar’ duke i thënë se është i lumtur me punën që ka bërë në Shqipëri